Privatësia
Si i përdorim të dhënat që na dërgoni përmes formularit të kontaktit.
Kush i përpunon të dhënat
Synchro Sphere, Prishtinë, Kosovë. Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja na shkruani në info@synchro-sphere.com.
Çka mbledhim
Vetëm atë që shkruani në formular: emrin, kompaninë, email-in, telefonin, shërbimin që ju duhet, madhësinë e përafërt (përdorues, pajisje, lokacione), mënyrën e kontaktit dhe mesazhin.
Pse
Për t'iu përgjigjur kërkesës suaj dhe, nëse vazhdojmë bashkë, për ofertën dhe bashkëpunimin që pason.
Ku shkojnë
Formulari ia dërgon mesazhin me email ekipit tonë. Faqja nuk i ruan në bazën e saj të të dhënave dhe nuk i ndan me palë të treta për reklama.
Sa kohë i mbajmë
Vetëm aq sa duhet për kërkesën dhe bashkëpunimin që del prej saj, ose aq sa e kërkon ligji.
Cookies
Faqja nuk përdor cookies për reklama ose matje. Zgjedhja ditë/natë ruhet vetëm në shfletuesin tuaj. Hollësitë janë te politika e cookies.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni t'i shihni, t'i korrigjoni ose t'i fshini të dhënat tuaja, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë. Ankesë mund të bëni edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi.